19:25 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / AR

Ndryshimet e iOS 14.5, përfshirë emoji të rinj

Në deklaratën për shtyp, Apple nuk e zbuloi datën se kur iOS 14.5 do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e pajisjeve, por do të ndodhë javën e ardhshme.

Ndryshimet e iOS 14.5, përfshirë emoji të rinj

Përdoruesit e iPhone do të jenë në gjendje të zhbllokojnë telefonat pa qenë nevoja të heqin maskën e fytyrës, por së pari duhet të lidhen me Apple Watch. Për momentin, Face ID zakonisht nuk e njeh fytyrën e dikujt nëse mban maskë. Softueri i ri do të përmbajë disa ndryshime në emoji, ndër të tjera: një zemër në zjarr, një shiringë pa pika gjaku, një fytyrë në tym etj.

Ndryshimet e iOS 14.5, përfshirë emoji të rinj
Ndryshimet e iOS 14.5, përfshirë emoji të rinj

Ndryshimi më i madh te emoji-t janë ato që lidhen me diversitetin. Për herë të parë, emoji-t me çifte mund të jenë me raca të ndryshme. Përpos kësaj, gratë dhe burrat mund të kenë mjekër.

Ndryshimet e iOS 14.5, përfshirë emoji të rinj

iOS 14.5 do t’u lejojë përdoruesve të raportojnë aksidente trafiku direkt brenda Apple Maps. Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të zgjedhin nga opsionet shtesë të zërit për Siri-n, që më parë vendosej automatikisht me zë femëror.

Apple prezantoi edhe iPhone 12 dhe iPhone 12-mini në ngjyrë vjollcë:

Ndryshimet e iOS 14.5, përfshirë emoji të rinj