13:00 / E Hënë, 22 Mars 2021 / AR

Ndryshimi drastik i konkurrentes së “Për’puthen”, përveç operacioneve në fytyrë, ajo…

Antonela Berisha është konkurrentja e “Për’puthen”, e cila u bë një nga emrat më të lakuar në mediat rozë.

Ajo shprehu hapur pëlqimet e saj, duke krijuar debate të forta në emision, shkruan Indeksonline.

Duket se para famës Antonela ishte një tjetër femër ku përveç operacioneve në fytyrë, në disa imazhe që po qarkullojnë në rrjetet sociale shohim se Antonela ishte edhe një vajzë e shëndoshë, shumë në peshë.

Mbase puna e famës apo thjesht me kohën ajo arriti të jetë në topformë, duke poseduar linja perfekte.

Ndryshe, Antonela është një nga femrat që pëlqehet mjaft nga konkurrentët./Indeksonline/