07:59 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndryshojnë temperaturat, ky është moti për ditët në vijim

Gjatë mbrëmjes me shi, ditëve në vijim mot kryesisht me diell.

Masat e ftohta ajrore nga Atlantiku, do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 dhe 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20 deri në 23 gradë celsius.

16.05-17.05 – Mot kryesisht me diell

18.05 – Mot kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vonë gjatë natës priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

19.05-20.05 – Në fundjavë parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

Temat: