11:03 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ndryshon ora e ndeshjes Gjilani – Ballkani


Ka ndryshuar termini i ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Lajmin për ndryshimin e orarit të kësaj ndeshje e ka bërë të ditur vet skuadra e Gjilanit përmes një postimi zyrtar në “Facebook”, shkruan IndeksOnline

Ndeshja e vlefshme për javën e 3-të kampionale ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit e paraparë të zhvillohet të dielën me fillim në ora 16:00, ka ndryshuar terminin dhe tani do të zhvillohet po në ditën e njejtë por me fillim në ora 13 e 30 minuta.

Më poshtë postimi i plotë i Gjilanit:

“Ndryshim orari për takimin Gjilani-Ballkani

Ndeshja e vlefshme për javën e 3-të kampionale ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit e paraparë të zhvillohet të dielen me fillim në ora 16:00, ka ndryshuar terminin dhe tani do të zhvillohet po në ditën e njejtë por me fillim në ora 13 e 30 minuta.

Takimi ndërmjet skuadrave të lartëcekura, do të luhet në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan, dhe zhvillohet pa praninë e tifozëve”.