17:16 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndryshon situata, kështu do të jetë moti për tri ditë në Kosovë!

Ka ndryshuar situata meteorologjike.

Fushat me presion të lartë të cilat ishin prezent për gati një javë janë duke u dobësuar për tu zavendësuar me masa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte sonte gjatë natës vende-vende  do të ketë mundesi për riga (mënje) të dobëta shiu  dhe erëra nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

Të premten, në orët e vona të ditës erërat do të fuqizohen duke e mbajtur të njejtin drejtim  shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.

Të shtunen dhe të dielen kushte më të favorshme për reshje shiu , kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius./Indeksonline/