15:16 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ndryshon tabela e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pata të javës së 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Befasia e ditës u shënua nga skuadra e Ferizajit, e cila mposhti në shtëpi Dritën me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Fitore shënoi edhe Malisheva e cila mposhti me rezultat 3-1 skuadrën e Drenicës.

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani mbetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 47 pikë të grumbulluara, tre më shumë se skuadra e Dritës.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa skuadra e Llapit ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me 22 pikë, Ferizaji me 21, kurse Drenica është në pozitën e fundit me 20pikë./IndeksOnline/