15:05 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndryshon Tuna! Shfaqet nga Amerika me një stil të ri të flokëve (Foto)

U përfol se i dhanë fund lidhjes së tyre, por çifti hodhi poshtë këto spekulime, madje janë duke kaluar disa ditë pushimi në New York.


Tuna dhe Patrisi, por edhe Tiani i vogël po shijojnë momente të paharruara së bashku, një përvojë kjo e re për familjen e tyre, shkruan Indeksonline.

Tuna pushimin po e shfrytëzon për të takuar edhe miq të vjetër, madje ajo u takua edhe me ish-armiken e saj dikur, Dafina Zeqiri.

Por ajo që ra në sy tek Tuna është ndryshimi i saj. Këngëtarja ka bërë flokët gërsheta, ndërsa duket tejet me stil./Indeksonline/