08:07 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Në 11-vjetorin e Pavarësisë banorët e një fshati në Pejë i këndojnë Izet Demajt

Pjesëtari i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Izet Demaj, humbi jetën përderisa ishte në detyre.

Ai vdiq si pasojë e të shtënave me armë nga një person i cili po tentonte të grabiste një seli të bankës.

Demaj dhe grabitësi vdiqën në të njëjtën ditë nga të shtënat me armë në drejtim të njëri-tjetrit.

Por padyshim se ai do të mbetet gjithmonë një hero për gjithë kosovarët, jetën e të cilëve e ruajti deri në minutën e fundit.

Kësisoj shumë banorë të fshatit ‘Dubovë e Madhe’ të komunës së Pejës e përkujtuan atë pikërisht në festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Demajt i kënduan këngë përderisa ishin mbledhur së bashku dhe po kremtonin 11 vite shtet./Indeksonline/