75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

Në Amerikë gati sa nuk u shënua goli më interesant i vitit, portieri mendoi se…!

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Pachuca dhe New York Red Bulls, kjo e fundit u eliminua nga League Cup pasi humbi pas penalltive.

Në këtë ndeshje ishte afër të shënohej goli më interesant i këtij viti, shkruan Indeksonline

Futbollisti i New Yorkut tentoi të realizonte me “rovershatë”, por topi u duk sikur po shkonte jashtë vijës. Megjithatë, topi nuk doli jashtë dhe aksioni i New Yorkut vazhdoi – kurse portieri ishte larg portës së tij.

Morgan, lojtari i New Yorkut pa që portieri nuk ishte aty dhe gjuajti në portë, por jo saktë./Indeksonline/