Në Amerikë makinat pajisen me targa dixhitale [Foto]
California ka prezantuar targat e reja dixhitale të cilat mund të shfaqin mesazhe të ndryshme dhe poashtu mund të gjurmohen.
Këto targa në thelb janë shumë të thjeshta. Vijnë me një batëri të ndërtuar brenda dhe kanë sinjale kompjuterike. Prodhuesi thotë se ato mund të jenë vecanërisht të rëndësishme nëse një automjet është vjedhur pasi kanë një funksion gjurmues. Megjithatë, nëse hajnat shkëputin menjëherë targën, atëherë e bëjnë këtë tipar mjaft të padobishëm.
Ashtu si me çdo teknologji të re, targat dixhitale nuk do të jenë të lira. Në fakt, konsumatorët do të detyrohen të kalojnë një çmim prej 699 dollarë, duke përjashtuar kostot e instalimit, plus një tarifë mujore prej rreth 7 dollarë. /IndeksOnline/