21:10 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Në BDI në Çair nis festa, rikujtohet “mesazhi” i vjetër

Ndonëse nuk ka përfunduar akoma procesi i numërimit të votave për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, festa në BDI ka filluar. Në selinë në Çair u mbledhen krerët e kësaj partie për të kryer edhe këtë vit “ritualin” e zgjedhjeve, që është marshimi në këmbë, nga selia deri në sheshin qendror të Shkupit.

 Para se të nisej marshi, Artan Grubi mbajti fjalim përpara simpatizantëve, ku u kujtoi një mesazh të vjetër që u kishte thënë. “Vllazen, motra, me strujen, me ujin, me Ali Ahmetin e me BDI-në, mos e kruj se të shkymen dritat” tha Grubi.