08:49 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Beograd, Liverpooli synon ta marrë ”hakun” e Shaqirit

Liverpooli synon ta vazhdojë primatin në Grupin C, në Serbi, ku do të përballen me Crvena Zvezdën sonte në kuadër të Champions Leagues.

”Të Kuqtë”, i kanë fituar dy prej tri përballjeve të fundit në Evropë, dhe aktualisht është në vendin e parë, një pikë para vendit të dytë, Napolit dhe dy pikë larg PSG-s në renditje.

Nga ana tjetër, Crvena Zvezda nuk dëshiron që ta sigurojë eliminimin kaq herët, teksa pas tri ndeshjeve, renditet në vendin e fundit, me vetëm një pikë.

Kur do të zhvillohet kjo ndeshje? E marte, 6 nëntor
Në çfarë kohe do të zhvillohet? 18:55
Ku do të zhvillohet? ”Rajko Mitic”
Gjyqtari? Antonio Mateu Lahoz

Të rejat nga skuadrat:

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është lënë jashtë skuadrës që ka udhëtuar në Serbi të hënën, pasi që klubi nga Marseyside ka dashur t’ju shmanget incidenteve eventuale.

Reprezentuesi zviceran, Shaqiri, me prejardhje shqiptare, është në ”shënjestër” të huliganëve serb pasi festoi me shqiponjën dy krenare në fitoren e Zvicrës, 2-1 ndaj Serbisë në Botëror, transmeton IndeksOnline.

Serbia v Switzerland: Group E - 2018 FIFA World Cup Russia

Dyshja e Liverpoolit, Naby Keita dhe Dejan Lovren mund të paraqiten sonte në fushën e lojës pasi munguan në barazimin, 1-1 me Arsenalin në fundjavë shkaku i lëndimeve.

Nga ana tjetër, Jordan Henderson vazhdon të mungojë shkaku i një lëndimi në këmbë.

Formacionet e mundshme:

Crvena Zvezda: Popovic; Stojkovic, Degenek, Savic, Rodic; Jovicic, Krsticic; Ben Nabouhane, Ebecilio, Marin; Pavkov

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Lovren, Moreno; Lallana, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Sturridge, Mane.

Duelet ”kokë më kokë”:

Liverpooli e ”demoloi” Zvezdën në ”Anfield” javë më parë, ku Mohamed Salah shënoi dy gola, derisa nga një gol u takoi edhe Roberto Firminos dhe Sadio Manes.

Forma e fundit:

Skuadra e Jurgen Klopp ka pasur një fillim impresiv këtë sezon, ku pas 11 javësh, nuk di ende për humbje në Premier League.

Dy humbjet e Liverpoolit këtë sezon kanë ardhur në Champions League dhe Carabao Cup – nga Napoli, respektivisht, Chelsea.

Liverpool v FK Crvena Zvezda - UEFA Champions League Group C

Ndërkohë, Zvezda është në formë imopresive në Superligën serbe, ku nga 15 ndeshje, ka regjistruar 14 fitore – duke shënuar 40 gola dhe duke pësuar vetëm 8.

Kështu u paraqitën të dyja skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:

Parashikimi:

Liverpooli nuk ka nevojë të luajë me 11-shen më të mirë për të arkëtuar pikë të plota sonte.

Megjithatë, Salah e Mane priten të luajnë nga minuta e parë dhe kjo mjafton që ta mposhtin skuadrën serbe.

Arsenal FC v Liverpool FC - Premier League

Sonte në Beograd, e vetmja gjë që serbët mund të bëjnë është atmosfera, përndryshe Liverpooli është favorit absolut.

Parashikimi: Crvena Zvezda 0-3 Liverpool./IndeksOnline/