11:41 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Në Bresje gruaja e rrah burrin, në Podujevë ndodhë e kundërta

Dhuna në familje fatkeqësisht është bërë fenomen i përditshëm. Në Bresje një rast jo i zakonshëm është regjistruar dje në mesditë.

Një femër është arrestuar pasi ajo kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës bashkëshortit të saj kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Në Sibofc të Podujevës, ka ndodhur e kundërta. Një burrë është arrestuar me dyshimet për rrahjen e gruas. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor. i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/