15:06 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në Bukuresht, Prishtina synon sonte fitoren e dytë

KB Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e dytë sonte në kuadër të FIBA Europe Cup.

Skuadra nga kryeqyteti në ndeshjen e parë u përballë me Cherkaski Mavpy, skuadër të cilën e mposhti me rezultat, 92-82 në Prishtinë.

Ndërsa, sonte do të përballet me Steaua Bucurest, ndeshje e vlefshme për grupin E, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: cloud and text

Ndeshjen e parë, Steaua Bucuresti e humbi nga Bakken Bears me rezultat, 100-64.

Ndeshja do të zhvillohet në Bukuresht sot me fillim nga ora, 18:00.

Ndërsa, këtë ndeshje do ta drejtojnë gjyqtarët, Nikolaos Somos, Alexey Davydov dhe Can Mavisu./IndeksOnline/