“Në çdo klub tjetër do të isha larguar deri tani”
Sipas një burimi të gazetës britanike “Mirror”, Jose Mourinho thuhet se u ka thënë shokëve se do të kishte dhënë dorëheqje nëse do të ishte në ndonjë nga klubet tjera angleze.
Mourinho po përballet me kritika të shumta në “Old Trafford” pas një vere të trazuar me shefin Ed Woodward dhe francezin Paul Pogba.
Sipas “Mirror” , 55-vjecari është i zhgënjyer pasi klubi nuk e ka mbështetur atë në kërkesat e tij për transferimet në këtë afat kalimar dhe ka thënë: “Në cdo klub tjetër unë do të isha larguar deri tani”
Përvec transferimeve të Fred dhe Dalot, Mourinho ka kërkuar të përforcoj skuadrën me Alderweireld, Harry Maguire, Yerry Mina dhe Diego Godin. Asnjë prej këtyre kërkesave nuk ia ka plotësuar Woodward. /IndeksOnline/