11:01 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në Deçan arrestohen babë e bir

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka arrestuar dy persona të cilët nuk dëgjuan urdhrat e policisë, transmeton Indeksonline.

“Janë arrestuar dy persona meshkuj (babë dhe djalë) pasi njëri prej të dyshuarve nuk i ka zbatuar urdhrat e ligjshëm dhe i njëjti e ka kërcënuar zyrtarin policor dhe me veturën e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes. Patrullat e Policisë kanë shkuar në adresë të tyre dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion të Policisë”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri prej te dyshuarve është ndaluar në  mbajtje. /Indeksonline/

 

Temat: