12:56 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në dekadën e fundit, skuadra aktuale e Realit është më e dobëta

Më parë me Julen Lopeteguin dhe tani me Santiago Solarin, Real Madridi është në fundosje. Dhe para se gjithash, statistikat në mbrojtje janë të tmerrshme.

Kjo është njëra prej arsyeve se pse kampioni i Evropës është jashtë zonës së top-katërshes në La Liga.

Pasi pësoi tre gola të shtunën nga Eibari, Madridi tani ka pësuar 19 gola në kampionat, një mesatare prej 1 goli e gjysmë të pësuar në çdo ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Për të gjetur statistika më të dobëta të Real Madridit ju duhet të ktheheni 10 vite në kohë, konkretisht në sezonin, 2008/09, nën drejtimin e Bernd Schuster.

Me gjermanin, Real Madridi i ka humbur vetëm tri ndeshje – ndaj Deportivos, Valladolidit dhe Getafes – duke pësuar më shumë se 10 gola.

Pa dyshim, Real Madridi ka disa probleme që duhet zgjidhur. Por, kjo duhet të ndodhë më shpejt se që është e mundur./IndeksOnline/

Temat: