14:13 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Në ditën e pastrimit, digjen mbeturinat në Podujevë

Në ditën ndërkombëtare të pastrimit të ambientit, në të gjithë Kosovën është ndërmarr aksion për pastrim nën moton “Ta pastrojmë Kosovën”.

Por, teksa të gjitha mbeturinat po hiqen, në Podujevë është dëmtuar akoma më shumë ambienti.

E gjithë kjo si pasojë e djegies së  këtyre mbeturinave, gjë që ka shkaktuar ndotje të ajrit si pasojë e tymit që është shpërndarë.

Më poshtë mund të shihni pamjet e siguruara nga “Indeksonline”: