13:03 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në Durrës sot luhet ndeshja Shqipëri – Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll në kategorinë e femrave do ta presë sot Serbinë në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Ndeshja do të luhet në Durrës, derisa do të fillojë nga ora 16:00.

Në kuadër të grupit E, të dyja skuadrat e kanë zhvilluar nga një ndeshje deri më tani.

Serbia kishte shënuar fitore ndaj Turqisë, kurse Shqipëria ishte mposhtur nga Lituania.