75 Mall Live Search
18:51 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në Durrës zhduket fëmija 10-vjeçar

Zhduket një tjetër fëmijë nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavalsh të Durrësit, ku D. N., 40 vjeçe, kallëzon se është larguar nga banesa djali i saj S. N., 10 vjeç.

Komisariati i Policisë Durrës ka raportuar se policia po vazhdon hetimin e këtij rasti.

“Më datë 30. 09 2018, shtetasja D. N., vjeçe 40, banuese në Shënavlash, pasi kallëzon se është larguar nga banesa djali i saj S. N., vjeç 10. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.”