18:57 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Ne e ngjyrosim futbollin” – mozaiku spektakular për ”El Clasico”

Mozaiku spektakular do të paraqitet me sloganin: ”Ne e ngjyrosim futbollin”, derisa tribunat mbrapa portës do t’i shfaqin ngjyrat e Senyeras.

Pak minuta para se të startojë ”El Clasico” e së dielës, tifozët do të mbajnë 90 mijë flamura të kuq, kaltërt dhe të verdhë – nga lart e poshtë tribunave.

Ndërsa, mozaiku do të pozicionohet në stadium në mëngjesin e së shtunës, kështu që gjithçka do të jetë gati pas 24 orësh, transmeton IndeksOnline.

”Ne e ngjyrosim futbollin”

Mozaiku spektakular do ta paraqesë sloganin e lartëcekur, në një banerë të verdhë e të madh, derisa Gol Sud e Nord do t’i paraqesin ngjyrat e regjionit Senyra me flamuj.

Organizatorët janë duke shpresuar që moti të jetë i favorshëm, pavarsisht se parashikimi për fundjavë është për shira dhe temeperatura të ulëta./IndeksOnline/