16:28 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Në Egjipt lind një foshnje me dy koka, është në gjendje të mirë shëndetësore

Guvernatori egjiptian i Aswan ishte dëshmitar i një lindje të rrallë dje. Një nën lindi një fëmijë me dy koka, transmeton Indeksonline.

Nëna 25-vjeçare lindi një fëmijë me dy koka dhe një zemër në një klinikë private, tha Përfaqësuesi nga Ministria e Shëndetësisë në Aswan, Ehab Hanafi.

I porsalinduri u transferua në një spital tjetër për t’ia përcjellur gjendjen shëndetësore.

Hanafi tha se kjo është një rast jashtëzakonisht i rrallë sepse foshnja ka lindur me dy spina, një zemër dhe një zorrë.

Një zyrtar tjetër konfirmoi se shëndeti i foshnjës është i qëndrueshëm dhe ai do të transferohet pas disa ditësh në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve në Kajro për të monitoruar gjendjen e tij.

Çifti ka edhe një fëmijë tjetër 1 vjeçar./Indeksonline/