Në “Emirates” bëhet -6, Arsenali dështon të fitoj ndaj Aston Villas

Skuadra e Arsenalit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së 22-të në Premier League ndaj Aston Villas (2:2).
“Topçinjtë” ishin duke fituar në pjesën e parë me shifrat 1:0, ku Gabriel Martinelli shënoi gol, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, skuadra e Mikel Artetas e nisi mirë, pasi Kai Havertz shënoi për 2:0.
Por, në minutën e 60’të dhe 68’të, me dy gola të shpejt, skuadra e Unai Emery barazoi shifrat në 2:2 me realizatorët: Tielemans dhe Watkins.
Me këtë barazim, Arsenali shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e dytë, gjashtë më pak se lideri, Liverpooli (50) që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/