18:35 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Në formë të dobët, por Muriqin po e monitorojnë tri klube nga Premierliga!

Vedat Muriqi është i pakënaqur me lojërat e pakta te skuadra e Lazios.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës nuk po kalon kohë të mirë te klubi italian, SS Lazio, shkruan IndeksOnline

Përkundër formës së dobët, portali ‘La Lazio Siamo Noi’ shkruan se yllin kosovar janë duke e monitoruar tre skuadra nga Premierliga.

Bëhet fjalë për Manchester Unitedin, Burnley dhe Tottenham Hotspur.

Që të tria kishin shprehë interesim për Muriqin edhe gjatë afatit të verës së kaluar.

Kujtojmë që Muriqi te Lazio ka të shënuar vetëm 2 gola./IndeksOnline/