16:11 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Në Gjermani gjenden trupat e tre personave të vrarë me shigjeta

Policia gjermane njoftoi sot se ka hapur një hetim pasi ka gjetur trupat e tre personave të vrarë me shigjeta në një dhomë hoteli në Bavari.

Punonjësit e një hoteli në qytetin e Pasaut gjetën trupat e një burri 53 vjeç dhe dy gra 33 dhe 30-vjeç.

Siç deklaroi policia, ata janë shtetas gjermanë, transmeton KosovaPress.

Kufomat e personave të vdekur janë dërguar me urdhër të prokurorit për obduksion.