18:12 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Në Gjermani ja çka u bën acari veturave (Video)

Ky dimër po del të jetë i ashpër për shumë shtete, të cilat po përjetojnë “ferrin”.

Në Fichtelberg, malet e Gjermanisë që gjenden në kufi me Çekinë, njerëzit po habiten me ato që po shohin kur po zgjohen në mëngjes, transmeton Indeksonline.

Në një video që po qarkullon në internet, shihen veturat e ngrira nga i ftohti që po mbizotëron atje.

Atje në vetura akulli ka krijuar skulptura interesante, që janë filmuar nga pronarët e tyre.

Përveç veturave, atje është ngrirë pothuajse gjithçka dhe rrugët kanë mbetur të zbrazta. Shikoni këto pamje që të lënë pa fjalë në Gjermani. /Indeksonline/

Temat: