22:28 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në Han të Elezit s’festohet me raki, ja me çka festohet (Video)

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka treguar se si festohet ndërrimi i viteve në komunën që ai udhëheq.

Për këtë ai është pyetur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Në Dukagjin, ne e festojmë atje me raki, me çka e feston ti Vitin e Ri?”, është pyetja që merr një përgjigje simpatike nga i pari i Hanit të Elezit.

Ai ka treguar se festa bëhet me ‘çaj të zi’.