17:58 / E Premte, 03 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në Indonezi zbulohet një lloj i ri i orangutanit

Një lloj i ri i orangutanit është zbuluar në veri të Sumatarës në Indonezi, është bërë e ditur në studimin në të cilin thuhet se për shkak të numrit të vogël këto kafshë hyjnë në grupin e specieve të rrezikuara.

Ky është konfirmimi i parë për lloje të reja të këtyre majmunëve të mëdhenj që nga zbulimi në vitin 1929 të njërit prej tyre në territorin e tanishëm të  Kongos, kanë thënë biologët, punimet e të cilëve janë publikuar në revistën amerikane Current Biology.

Sipas studimit, janë vetëm 800 majmunë të këtij lloji, të cilët shkencëtarët i kanë quajtur Pongo tapanuliensis.

Shkencëtarët thonë se këto kafshë janë shumë të ndjeshme dhe se mjedisi i tyre jetësor është nën presion për shkak të aktiviteteve të njerëzimit.