20:36 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / k.v

Në Istog nuk është 10% diferenca, ja rezultatet nga KQZ-ja (Foto)

Gara në Istog po del të jetë goxha interesante në finishin e saj. Nga rezultatet zyrtare të KQZ-së, diferenca e LDK-së është vetëm 3%.

Nga 84% të votave të numëruara, Haki Rugova ka vetëm 400 vota para Gani Dreshës.

Exit Poll kishte parashikuar fitore prej 10% të Rugovës gjë e cila po del të jetë tejet e largët./Indeksonline/