11:07 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në janar Kosova aplikon për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se në dhjetor ose në muajin e parë të 2018-tës, Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Ai gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se nëse ndodh që aplikimi të bëhet gjatë këtyre muajve, atëherë Kosova do të pranohet në këtë institucion për dy vjet.

“Këshilli i Evropës pas BE-së është njëra nga organizatat më të rëndësishme në Evropë, dhe ne jemi të vetmit nga rajoni që nuk jemi pjesë. Janë katër vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kryesojnë këshillin. Duhet të tregojmë se kemi institucione stabile, duke bërë progres në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. /Indeksonline/