13:29 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj tregon se kur mund të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka raportuar para komisionit për punë të jashtme.

Hoxhaj para anëtarëve të këtij komisioni ka bërë të ditur se këtë vit Qeveria e Kosovës do të aplikojë që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Me këtë rast Hoxhaj tha se ka vende të cilat nuk e njohin Kosovën por që do ta votojnë Kosovën për këtë Këshill.

Në anën tjetër zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se nëse Kosova aplikon në këtë organizatë, pranimi pritet të bëhet tek në fund vitin 2019 apo në fillim të vitit 2020.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa anëtarësimi i Kosovës në organizatë ndërkombëtare. Në 66 organizata ndërkombëtare është pranuar Kosova. Këshilli i Evropës, në këtë situatë kemi bërë punë që të futemi në këtë Këshill. Ne nuk jemi shtet anëtar në këtë këshill por pjesëmarrja në aktivitetet e këtij këshilli është privilegj në veti. Nuk ka organizatë më të rëndësishëm pas bashkimit evropian. Ne si qeveri e shohim se do ta dërgojmë kërkesën për anëtarësim. Ky proces ka marr deri dy vite për anëtarësim. Nëse ne tani aplikojmë për këtë këshill pritet që të pranohemi në vitin 2019 apo 2020”, ka thënë Hoxhaj.