75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Në këtë kanal televiziv mund ta shikoni ndeshjen Ballkani- Klaksvik

Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballet me ekipit nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Kjo ndeshje do të transmetohet nga Televizioni Publik i Kosovës, RTK.

”Skuadra nga Suhareka tashmë është ekipi i vetëm që po përfaqëson vendin tonë në garat evropiane.

Të gjitha emocionet e kësaj ndeshje tejet të rëndësishme për Ballkanin, mund t’i ndiqni live në RTK, ndeshje kjo që do të nis në orën 20:00.”, thuhet në njoftimin e televizionit publik./Indeksonline/