09:35 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vërtetimi për Covidin, duhet në këtë kufitare me Kosovën

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se vetëm në një pikë kufitare, kërkohet testi për Covidin-19. Bëhet fjalë për pikën kufitare të Kullës, që lidh Kosovën me Malin e Zi.

QKMK-ja në njoftimin e orës 08:00 të ditës së sotme, ka bërë të ditur se si qëndron fluksi nëpër pikat kufitare.

Në përgjithësi gjendja është e qetë dhe nuk ka fluks të madh në pikat kufitare të Kosovës, as në hyrje e as në dalje.

Ndërkaq, ajo që bie në sy në njoftim është se tani vetëm në një pikë kufitare për dalje nga Kosova, po kërkohet testi i koronavirusit.

Maqedonia e Veriut dje ka hequr testet PCR për shtetasit e Kosovës dhe tani është vetëm Mali i Zi që po kërkon teste të tilla.

Sipas njoftimit në pikën kufitare në Kullë që e lidh Kosovën me shtetin fqinj të Malit të Zi, kërkohet testi për COVIDIN-19. Kjo pasi që Mali i Zi ende nuk e ka hequr kushtin për kosovarët që shkojnë në këtë shtet, duhet të kenë një test të tillë negativ. Në bazë të ligjit, çështja e testeve me shtetet e tjera shkon në reciprocitet.