21:18 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në këtë shtet të Amerikës, retë kanë filluar të zhduken!

Një studim i fundit tregon se retë kanë filluar të zhduken në Kaliforni. Ky fenomen më shumë vërehet në Kaliforninë Jugore, sidomos në qytetin e Los Anxhelosit. Temperaturat e larta sipas ekspertëve po ndikojnë më së shumti në rrallimin e reve.

Retë në fjalë quhen retë stratus, të cilat rri pezull rreth 1.000 në 3.000 metra mbi tokë.

Gjatë verës, studiuesit zbuluan se ky lloj i mbulimit të reve ka rënë nga 25 deri 50 përqind gjatë pesë dekadave të fundit.

Edhe zjarret e shumta me të cilat është përballur Kalifornia kanë ndikuar që retë të zvogëlohen dukshëm./Indeksonline/

Temat: