15:07 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Lokacioni ku u vranë burrë e grua, nga Prizreni

Televizioni lokal Besa, ka publikuar pamje të shtëpisë në Prizren ku u vranë dy persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dyshohet se burrë dhe grua kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

 “Dy persona, të cilët janë gjetur pa shenja jete në banesë, mjekoligjorët kanë konstatuar  vdekjen e tyre. Ka plagë që dyshohet të jenë nga arma e zjarrit, por për më shumë duhet të priten raportet zyrtare”, ka konfirmuar PK-ja.