15:07 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Në këto komuna ka më shumë të infektuar me COVID 19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 orësh sa i përket situatës me pandeminë COVID 19 ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit pesë qytetarë kanë vdekur.

Ata kanë bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.