22:21 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në Kosovë fillon të shitet mjalti, që Kroacia e kishte ndaluar për shkak të rrezikshmërisë

Në tregun kosovar ka filluar të shitet një mjaltë e cila përdoret nga meshkujt për potencë dhe kënaqësi seksuale.

Reklamimi i saj tashmë ka filluar edhe përmes rrjetit social në “Facebook” dhe shitja bëhet online nga disa faqe të ndryshme.

Përderisa ky produkt ka arritur tani në Kosovë, ka vende të cilat para shumë viteve kanë ndaluar shitjen e saj, shkruan Indeksonline.

Ministria e Bujqësisë së Kroacisë ka ndaluar këtë produkt në vitin 2014, pasi një vit më parë ishte zbuluar për dëmet që mund të sjellë për shkak të pranisë së “Tadalifia-s” në masën prej 60.2 mg.

Ndërsa, përdorimi i “tadalafiles” mbi 20 mg është tepër i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, i cili mund të çoi edhe deri në verbim.

Burrat që përdorin këtë produkt mund të kenë probleme edhe me vjellje, djersitje, humbje të frymëmarrjes etj.

Pra, sipas Qeverisë së Kroacisë, ky produkt nuk guxon të përdoret pa përshkrimin e mjekut./Indeksonline/

http://www.novilist.hr/Vijesti/Gospodarstvo/Kraljevski-med-za-vecu-seksualnu-snagu-opasan-za-zdravlje.-Ne-koristite-ga?meta_refresh=true