14:36 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020

Në Kosovë preferohet Samsungu, kjo është harta e telefonave në Evropë

Telefonat e mençur janë shndërruar në një mjet i pandashëm i secilit njeri në mbarë globin.

Apple dhe Samsung janë në garë me njëra-tjetrën për të pushtuar globin me modelet më të fundit të teknologjisë, shkruan Indeksonline.

Në një studim të realizuar është analizuar shitja e markave të telefonave në mbarë Evropën.

Samsung dominon kontinentin e vjetër, mirëpo Apple shitet më shumë në vendet më të pasura të Evropës.

Përjashtim bën vetëm Polonia që më së shumti ka Huawei dhe Bjellorusia që telefonin më të përdorur e a MI.

Në Kosovë dhe Shqipëri telefoni më i përdorur është Samsungu si dhe në të gjitha vendet e rajonit.

Apple dominon në vendet skandinave në Zvicër dhe Britaninë e Madhe. /IndeksOnline/

Mos i humb