10:59 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në Kosovë shtohen rastet e përdorimit të kokainës

Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në Drejtorinë e Antidrogës në Policinë e Kosovës, ka thënë se në Kosovë janë prezente disa lloje drogash, teksa ka pasur shtim të rasteve të kokainës.

Ai ka thënë se vitin e shkuar janë konfiskuar 1900 kilogramë marihuanë, ndërsa ka pasur rënie të rasteve të heroinës.

“Ka nevojë që Kosova të shtojë aktivitetet për parandalimin e drogave”, ka thënë ai për RTK-në.

Ai bëri me dije se në Kosovë, janë prezentë disa lloje të drogave si: marihuana, kokaina, heroina dhe ekstazë. “Në vitin e kaluar kemi pasur rreth 1900 kg të llojit marihuanë të konfiskuar, për heroinë ka rënie të saj, kurse ka shtim të rasteve të kokainës”, theksoi ai.

Sipas tij mosha 20 deri në 35 vjeçare është më shumë ajo që ka të bëj me frekuentimin e drogave. Nuhiu ka thënë se aktiviteti “Stop drogave në shkolla” ka rezultuar me sukses.