Në krahët e të dashurit, Dafina Zeqiri uron festën (Foto)
Festa e Pashkëve duket që ka bërë bashkë Dafina Zeqirin dhe të dashurin e saj domenikan.
Marrë parasysh që çifti jetojnë larg njëri-tjetrit të paktën për festa ata bëhen bashkë. Këtë e ka treguar edhe këngëtarja përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj Instagram. Ajo shihet në krahët e të dashurit të saj, ndërsa ka uruar Festën e Pashkëve, shkruan Indeksonline.
Ndryshe Dafina jeton në Amerikë ku edhe po synon karrierë, ndërsa Jose në Republikën Domenikane./Indeksonline/