18:57 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / AR

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit”, Jahjaga i reagon Krasniqit me dy fotografi

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i është kundërpërgjigjur hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili dje tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, shkruan Indeksonline.

Ajo në Facebook postoi dy fotografi ku në njërën ndodhet në odë e në tjetrën gjatë kohës sa ishte presidente e vendit.

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit“, shkroi Jahjaga.

Shefqet Krasniqi mbrëmë në një emision televiziv ka deklaruar se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërkaq burrat në oda.