18:16 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në kualifikimet për Euro 2020, Kosova zuri vendin e dytë për moshën mesatare më të re

E ardhmja e Kombëtares së Kosovës në futboll është e sigurtë. Këto e garanton talenti, ngritja e shpejtë e nivelit dhe paraqitjeve si dhe mosha tepër e re.

Në kualifikimet për kampionatin evropian Euro 2020, Kosova regjistroi vendin e dytë për moshën mesatare më të re.

Në ndeshjen kundër Bullgarisë në Sofje, mosha mesatare e “dardanëve” ishte 23.7 vjet.

Vendin e parë e zuri Turqia në fitoren 2-0 kundër Andorrës me 23.6 vjet, shkruan Indeksonline.

Në fakt nga lista e top 10 ndeshjeve në këtë aspekt, Kosova së  4 pozicione, më shumë se çdo Kombëtare tjetër.

/Indeksonline/