23:18 / E Premte, 19 Prill 2024 / FR

Në Kuvend mbahen punimet e Procesit të Bashkëpunimit për EJL

Të shtunën dhe të dielën, përkatësisht më 20 dhe 21 prill 2024, duke filluar në orën 9:30, në Kuvendin e Republikës së Kosovës zhvillon punimet Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së).

Të shtunën do të zhvillohet takimi i Komisionit të Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë, ndërsa të dielën Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, njofton Kuvendi.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve’

Kujtojmë se për “Arsimimin, për një botë ndryshe” do të fletë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Ndërsa për “Edukimin, për një botë ndryshe” do të mbajë një prezantim, Arslan Umut Ergezer, Koordinator i EJL 2030 dhe Analist i Lartë i Politikave Ekonomike RCC.

Po ashtu në këto punime fjalime do të mbajnë edhe deputetë, ministra e përfaqësues të tjerë nga Kuvendi, Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë.