12:39 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në lagjen më të pasur pyeti njerëzit për formulën e suksesit, mahnitëse se çfarë arriti nga mbledhja e përgjigjeve

Reggie Nelson, 22 vjeç, ishte një adoleshent që kishte një ide inovative; ai do të ndiqte njerëzit me receta të veçanta dhe të dëshmuara për t’u bërë i suksesshëm.

Pasi u rrit nga nëna e vetme dhe babai i vdiq, Regie u përjashtua nga shkolla.

I riu i vendosur donte të ishte i suksesshëm në jetë. Ai udhëtoi drejt zonës më të pasur në kryeqytet, që ishte Gloucester Road, në Kensington.

Nelson vendosi të shkojë derë më derë dhe t’u kërkonte banorëve të kësaj pjese t’i tregonin se si kishin bërë kaq shumë para dhe si kishte mundësi që ai të jetonte atje, transmeton Indeksonline.

Këmbëngulja e tij u shpërblye pasi Reggie Nelson siguroi një punë përderisa po bisedonte me njërin nga banorët.

Pas disa orëve trokitje në disa dyer, Nelson u ftua për një filxhan çaj nga Elizabeth, gruaja e një princi, e cila menaxhonte investimet në ‘Black Rock’, firmë globale.

Më vonë ai u ftua në kompani, për të marrë përvojë pune nga një mentor i posaçëm. Por jo vetëm kaq pasi ai vazhdoi edhe studimet për ekonomi. Katër praktika dhe shkollimi i mirë, Reggie Nelson arriti të sigurojë një punë në menaxhimin e investimeve në zemër të qytetit.

Ai tha se gjithnjë kishte dashur të zbulonte formulat e suksesit, edhe në momentin kur në qytet kishte parë vetëm vetura të shtrenjta.

“Ia përsërita vetes kërkesat gjithnjë, dhe kjo funksionoi”,ka thënë ai.

Edhe pse të gjithë i dhanë këshilla të përgjithshme, ai i vlerësoi ato dhe i mblodhi një nga një, duke folur për to.

“Jam i prirur të inkurajojë të rinjt e zinj të hyjnë në shërbimet financiare. Edhe aty ku kryeja unë praktikën, aplikuan 9 mijë persona, 115 u morën dhe tre prej tyre ishin të zinj”, ka shtuar ai./Indeksonline/