16:11 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 4 viktima dhe 126 raste të reja infeksioni

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit u regjistruan 4 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet raportuan gjtihashtu se u identifikuan edhe 126 raste të reja të testuar pozitiv me Covid.


Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën në Maqedoni është rritur në 302.

Gjithashtu autoritetet raportuan se totali i personave të prekur nga koronavirusi është 6334, prej të cilëve 2475 janë shëruar.