14:57 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në mars rikthehet finalja më dramatike në histori të Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2005 do të mbahet mend shumë gjatë si më dramatikja në histori të këtij kompeticioni.

Liverpooli arriti të përmbys epërsinë prej 3 golash që Milan kishte në pjesën e parën për të fituar trofeun e psetë në histori.

Një ndeshje e ngjashme do të luhet me 23 mars të vitit të ardhshëm në Anfield, shkruan Indeksonline.

Legjendat e Liverpoolit do të luajnë me ata të Milanit në një ndeshje miqësore.

Dy formacione plot lavdi do të zbresin në fushë për t’i përsëritur emocionet e 12 viteve më parë. /IndeksOnline/