13:44 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Merdare nuk kalojnë produktet serbe, vetëm ato nga shtetet tjera!

Vendimi i qeverisë “Haradinaj”, për vendosjen e taksës 100 % ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, do t’iu kushtojë me humbjen e miliona eurove këtyre dy të fundit.

Për dallim nga vikendet e kaluara kur qarkullimi i mallrave në Merdare, ishte gjithnjë i ngarkuar, këtë të diel puna në këtë pikë kufitare duket të ketë qenë e qetë.

Indeksonline ka përcjellur nga afër situtatën atje, nga ku edhe ka mësuar se këndej pari po kalojnë vetëm mallrat nga shtetet e huaja, por jo edhe ato serbe pasi që nuk i plotësojnë kriteret.

Vlen të kujtojmë faktin se qeveria e Kosovës u ka vënë kusht që produktet serbe të kenë edhe mbishkrimin në fatura“Republika e Kosovës”, veprim të cilën tash e sa vite e kundërshton shteti serb.

Poashtu është raportuar se Serbia si hakëmarrje ndaj Kosovës ka bllokuar disa rrugë, me qëllim që të që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qakullojnë rrugëve të saj. /Indeksonline/