11:28 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në momentin e përplasjes, Vichai ishte në bord së bashku me katër persona

Helikopteri në pronësi të presidentit miliarder të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhnaprabha është përplasur mbrëmë duke u larguar nga stadiumi i klubit.

Ky aksident ndodhi në parkingun e stadiumit pas barazimit, 1-1 me West Hamin.

Është raportuar se Vichai – babai i katër fëmijëve ishte në helikopter kur doli nga kontrolli dhe u përplas vetëm një orë pasi ndeshja mbaroi, transmeton IndeksOnline.

Mirror sot shkruan se në bordin e helikopterit ishte presidenti, Vichai dhe vajza e tij ishin ndër pesë personat në bord.

Përveç tyre, në helikopter ishin edhe dy pilotë dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Ende nuk është konfirmuar nëse pesë personat në fjalë i kanë mbijetuar kësaj tragjedie./IndeksOnline/

The helicopter came down close to the King Power stadium shortly after the game