13:31 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Në mungesë kuorumi, Kuvendi shkon në pauzë

Kuvendi i Kosovës ka dalë në pauzë deri në orën 15:30.

Kuvendi nuk pati kuorum për të hedhur në votim pikat e rendit të ditës.

Pritet që pikat e rendit të ditës të votohen pas pauzës, nëse do ketë kuorum në Kuvend.

Në Kuvendin e Kosovës pati përplasje midis deputetëve dhe qeveritarëve për menaxhimin e pandemisë, çështjen e të të pagjeturve, por edhe për tema të tjera.