12:18 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në mungesë të rrymës, mosfunksionimi i semaforëve shkakton kaos në Prishtinë (Video)

Sot gjysma e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike nga ora 11:00 deri në 11:30.

Kjo gjysmë ore pa rrymë ka shkaktuar kaos në rrugën e kryeqytetit, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video të bërë te Menza e Studentëve, ku si pasojë e ndërprerjes së rrymës nuk po punojnë semaforat.

Ai ka thënë se tani është shkaktuar tollovi dhe veturat janë renditur në kolonë të gjatë disa metërshe.

Në video shihen shoferët e revoltuar, të cilët i bien borive pa ndalur. /Indeksonline/